Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se LDK do të jetë gardian i Republikës dhe se sipas tij, dialogu duhet të jetë e vetmja rrugë e zgjidhjes së problemit me Beogradin zyrtar.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haziri thotë se në këtë pikë duhet unitet politik.
“Dialogu është e vetmja rrugë të cilën Kosova duhet ta shoh në zgjidhjen e problemit me Serbinë”, thotë Haziri.
“Deri aty duhet unitet dhe duhet të gjendet formula dhe njeriu i cili mund t’i bashkojë forcat politike, shumicën e madhe politike, edhe minoritetet pse jo, sepse Kosova është e të gjithëve”, shtoi ai.
Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:
Dialogu është e vetmja rrugë të cilën Kosova duhet ta shoh në zgjidhjen e problemit me Serbinë. Ne shpresojmë që të zbatohen detyrat kushtetuese nga bartësit e institucioneve të shtetit, por LDK do të jetë gardian i Republikës.
17 shkurti i 2008 dhe rilindja e kësaj Republike neve na bënë të obligueshëm që me i mbyllë çështjet e hapura dhe e vetmja çështje e hapur në regjion është ajo me Serbinë dhe integrimi i Kosovës me institucionet ndërkombëtare, që përfshinë edhe ato evropiane dhe OKB-në si institucion më i lartë.
Deri aty duhet unitet dhe duhet të gjendet formula dhe njeriu i cili mund t’i bashkojë forcat politike, shumicën e madhe politike, edhe minoritetet pse jo, sepse Kosova është e të gjithëve.
Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë të arrestuarit: Dysh...
Dardan Berisha dhe Malvina Haziri më të mirët e vitit 2025
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...