Një person është vetëplagosur me armë zjarri sot rreth orës 10:30 në Komoran të Drenasit.
Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informacionin se në mjekimin ambulantor në Komoran të Drenasit, një person ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të plagës së marrë nga arma e zjarrit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për hetimin e krimeve tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje policia thotë se “bazuar në të dhënat fillestare është ngritur versioni i hetimit se viktima është vetë-plagosur me armë zjarri nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar. Ndaj të njëjtit po vijon trajtimi mjekësor në QKUK Prishtinë”.
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?