Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka përkujtuar dëshmorët e rënë në Betejën e Çabratit, shkruan arbresh.info.
Ndër të tjera, Osmani është shprehur se përpjekjet për mbrotjen e pragut të shtëpisë janë dëshmia autentike e luftës për liri.
Postimi i plotë:
”22- vjet më parë në Betejën e Çabratit e cila filloi me 7 maj por zgjati disa ditë, luftëtarët e Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u vunë nën mbrojtje të popullsisë civile, e cila u përballë me terrorin e forcave gjenocidale serbe.
Në përpjekjen treditëshe të tyre për t`u bërë mburojë e civilëve, ranë 22 dëshmorë dhe 107 civilë.
Përpjekjet për mbrojtjen e pragut të shtëpisë janë dëshmia autentike e luftës së drejtë për lirinë që e gëzojmë sot.
I përjetshëm qoftë kujtimi për martirët dhe për të gjithë ata dëshmorë që patën guximin për t`u bërë therorë të lirisë!”/arbresh.info/
22- vjet më parë në Betejën e Çabratit e cila filloi me 7 maj por zgjati disa ditë, luftëtarët e Brigadës 137…
Posted by Vjosa Osmani on Monday, May 10, 2021
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim