Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi kanë qëndruar sot për vizitë ngushëlluese në familjen Haliti, e cila në tragjedinë e Shqipërisë humbi tre anëtarë.
Me këtë rast kryetari Haziri dhe ambasadori Minxhozi janë shprehur se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë shqiptarët kudo, ndërkohë që kanë kërkuar nga organet e shtetit shqiptar zbardhjen e rastit.
“Shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dalë me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës. Për shpirtrat e Elfetes, Afrimit e Ferdinazes, për familjen Haliti, për Gjilanin, për Kosovën, për Shqipërinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, ka thënë kryetari Haziri.
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...