Tetë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar seriozisht nga një zjarr që shpërtheu në një bujtinë ilegale në kryeqytetin e Letonisë, Riga, bënë të ditur zyrtarët e shtetit të vogël të Baltikut.
Zjarrfikësit u thirrën për të ndërhyrë në një banesë në katin më të lartë të një ndërtese 6-katëshe në Rrugën “Merkela” në orët e hershme të së mërkurës.
Së paku 24 persona u evakuuan nga ndërtesa që po digjej, disa prej të cilëve me djegie në trup dhe pengesa në frymëmarrje shkaku i thithjes së tymit, shkruan BBC.
Kryetari i Rigës, Martins Stakis, tha se besohet që shumica e viktimave janë turistë të huaj dhe se banesa ndodhej brenda një ndërtese shtetërore dhe nuk kishte leje nga autoritetet për t’u shfrytëzuar si bujtinë.
Ai tha para gazetarëve se policia është duke kërkuar ndihmë që të identifikohen viktimat dhe se janë angazhuar specialistë për të ofruar ndihmë rreth gjuhës së huaj të të mbijetuarve, duke shtuar se të gjithë të prekurve nga zjarri u është ofruar strehim alternativ.
Nënkomandanti i policisë, Andrejs Grishins, tha se përpos tetë të vdekurve, nëntë persona tjerë pësuan lëndime nga zjarri. /arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...