Ilir Meta do të rikthehet në Lëvizjen Socialiste për Integrim, por më 24 korrik 2022, pikërisht ditën kur zyrtarisht i mbaron dhe mandati për president.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi përmes një shkrimi në Facebook.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta falënderon kryetaren e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi për reflektimin e saj lidhur me lënien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, që e mbifuqizuan pushtetin e kryeministrit dhe i lehtësuan bërjen e shumë ligjeve korruptive me porosi dhe në interes vetëm të oligarkëve dhe blerjes së zgjedhjeve. Presidenti Meta shpreh keqardhjen për tjetërsimin masiv të votave, por kjo ishte e pritshme, për më tepër, që nuk u morën masat e duhura për parandalimin e këtij krimi të rëndë zgjedhor”, shkruan Blushi.
Ai thotë se Meta më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI-së.
“Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve”, tha ai.
Zyrtarisht presidentit Ilir Meta i mbaron mandati më 24 korrik 2022.
Aksident mes një kamioni dhe një veture në Llaushë, lëndohen...
Milan prezanton Luka Modricin
Vetëvendosje kandidon me Ilir Qeriqin për kryetar të Lipjani...
Rrokulliset traktori në Skënderaj, lëndohet një person
ZYRTARE: Alvaro Carreras lojtari më i ri i Real Madridit
Krasniqi takon përfaqësuesen britanike: Kriza institucional...