Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka filluar vizitën e tij dy ditore në Bruksel.
Takimin e parë e ka realizuar me homologun e tij belg, Alexander De Croo, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘twitter’.
Kurti ka shkruar në Twitter se janë pajtuar me homologun e tij që të rrisin bashkëpunimin ekonomik.
“Fillova vizitën time dy ditore në Bruksel, shtëpinë e institucioneve evropiane me takimin bilateral me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo. Ndava me të prioritetet për vendet e punës dhe drejtësinë, angazhimin tonë për BE-në dhe bëra thirrje për liberalizim të vizave. Ne u pajtuam që të rrisim bashkëpunimin ekonomik”, ka shkruar kryeministri Kurti./arbresh.info/

Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...
Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga, sipas Marca