Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, nesër (e enjte) vjen për vizitë zyrtare në Kosovë.
Në orën 14:00, në Aeroportin e Prishtinës, ministri Maas do të pritet nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.
Në orën 17:00, në Ministrinë e Jashtme, ministrja Gërvalla dhe ministri Maas do të zhvillojnë takimin bilateral.
Në të dyja këto aktivitetet do të ketë vetëm pamje, njofton ministria e jashtme e Kosovës.
“Duke patur parasysh masat e sigurisë dhe ato për mbrojtje nga pandemia Covid-19, luten gazetarët të vijnë në kohë, edhe në Aeroport, edhe në Ministrinë e Jashtme. Ju mirëpresim!”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Qeveria e Shqipërisë rihap TikTok-un
Sonte luhen dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës
Armë nga Kosova drejt Shqipërisë, caktohet masa e paraburgim...
Këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll
Apeli vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim ndaj të ak...
Osmani takoi Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie