Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i shoqëruar nga zëvendës komandanti i FSK-së gjeneralmajor Enver Cikaqi dhe stafi i tij, vizitoi sot Komandën e Forcave Tokësore në Istog. Ai u pritë nga komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj dhe stafi i tij komando-shtabor.
Në fillim, gjeneral Hadërgjonaj e falënderoi ministrin Mehaj për vizitën e tij duke e njoftuar me të arriturat e deritashme të KFT-së, procesin e tranzicionit nëpër të cilin po kalojnë, sfidat si dhe objektivat për të ardhmen. Me një prezantim të veçantë rreth strukturës organizative, personelit, trajnimeve, pajisjeve, kapaciteteve infrastrukturore, organizimit dhe funksionimit të brendshëm si dhe planit të tranzicionit të njësisë, ministrin Mehaj dhe stafin e tij shoqërues e njoftoi Shefi i Shtabit të KFT-së, kolonel Sylejman Caka.
Pastaj, ministri Mehaj vizitën e vazhdoi në Regjimentin e Dytë të Këmbësorisë së KFT-së, për të cilin u njoftua nga komandanti i saj, nënkolonel Astrit Haliti. Para ministrit Mehaj, pjesëtarët e kësaj njësie demonstruan shkathtësitë e tyre taktike individuale dhe kolektive në skenarë dhe situata të ndryshme.
Nga ana e tij, Ministri Mehaj, shprehu vlerësimin me përgëzimin për shkallën e lartë të profesionalizimit të KFT-së dhe të shkathtësive të demonstruara të pjestarëve të Regjimentit të Dytë të saj. Në fund, ai siguroi se në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes do të ofroj të gjithë angazhimin, përkushtimin dhe mbështetjen maksimale për realizimin e suksesshëm të planit të njësisë në kuadër të implementimit të Planit të Tranzicionit të FSK-së.
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin
FC Drita fiton çmimin skuadra më e mirë, Zekirija Ramadani t...
Plagoset me thikë një taksist në zonën e Plazhit në Durrës, ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...