Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, e ka dërguar çështjen e profesorit Ardian Kastrati në Këshillin e Etikës, shkruan Gazeta Express.
Në njoftimin e Universitetit thuhet se ky institucion arsimor distancohet nga përdorimi i gjuhës denigruese, të përdorur nga Ardian Kastrati, profesor asistent në Fakultetin Filozofik, në një postim në “Facebook”.
” Pas njoftimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” lidhur me distancimin dhe dënimin e gjuhës denigruese, të përdorur në postimin e z. Ardian Kastrati, profesor asistent në Fakultetin Filozofik, UP-ja njofton opinionin se këtë çështje e ka dërguar për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës”.
Njoftimi i plotë:
Pas njoftimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” lidhur me distancimin dhe dënimin e gjuhës denigruese, të përdorur në postimin e Ardian Kastrati, profesor asistent në Fakultetin Filozofik, UP-ja njofton opinionin se këtë çështje e ka dërguar për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës.
Këshilli i Etikës është organ i pavarur i UP-së, i emëruar nga Senati, me qëllim të trajtimit në mënyrë meritore dhe sipas ligjit, çështjet e tilla brenda UP-së.
Meqenëse puna në Universitetin e Prishtinës bazohet në vlerat themelore të arsimit të lartë, jemi të përkushtuar që mjedisi universitar të jetë i sigurt, pa diskriminim dhe respektues i plotë i të drejtave të njeriut, thuhet ne njoftim./arbresh.info/
Shpërthen gypi i ujit në Oftalmologji, QKUK: Problemi u sanu...
Apel për ndihmë: 14-vjeçarja nga Skenderaj kërkon 37 mijë eu...
SBASHK kundërshton ligjëratën e Gjykatës Speciale në shkollë...
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...