“Deklarata e turpshme e ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Schieb, se Serbia duhej të bombardohej në 1999 për ta parandaluar gjenocidin, është kulmi i cinizmit”, tha sot kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviq, raporton Tanjug.
“Është veçanërisht perfide”, tha Popoviq, “që Ambasadori Svhieb e tha këtë në ditët kur populli serb po shënon tetë dekada që nga bombardimi i Beogradit nga bombarduesit nazist”.
Politikani serb ka shkuar edhe më larg, duke e konsideruar deklaratën e ambasadorit gjerman si përpjekje për ta falsifikuar historinë.
“Është e qartë se kjo është një përpjekje tjetër për ta falsifikuar historinë, ku një përfaqësues i kombit gjerman, i cili është përgjegjës për miliona vdekje në Luftërat e Parë dhe të Dytë Botërore, po përpiqet t’i paraqesë serbët si njerëz të gjenocidit dhe agresorë”, tha Popoviq, transmeton express.
Ai i kërkoi ambasadorit Schieb që të kërkojë falje.
“Ne kërkojmë nga ambasadori gjerman që t’i kërkojë falje popullit serb për fyerjet që ai i shqiptoi, nëse dëshiron të vazhdojë ta kryejë me besueshmëri detyrën e përfaqësuesit diplomatik të vendit të tij në Republikën e Serbisë”, deklaroi Popoviq.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...