Brazili ka regjistruar më shumë se 4 mijë vdekje për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit.
Besohet se në vend është duke qarkulluar një variant më ngjitës i koronavirusit, transmeton portal arbresh.info
Spitalet janë të stërmbushura, njerëzit janë duke vdekur edhe përderisa presin për trajtim dhe sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit në shumë zona.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend tani është pothuajse 337,000, i dyti pas SHBA-ve.
Përkundër numrit të madh të infektimeve dhe vdekjeve, Presidenti Jair Bolsonaro vazhdon të kundërshtojë çdo masë bllokimi për të frenuar shpërthimin.
Ai argumenton se dëmtimi i ekonomisë do të ishte më i keq se efektet e vetë virusit dhe është përpjekur të kthejë disa nga kufizimet e vendosura nga autoritetet lokale në gjykata.
Deri më tani, Brazili ka regjistruar më shumë se 13 milion raste të koronavirusit, sipas ministrisë së shëndetësisë. Rreth 66,570 njerëz vdiqën me Covid-19 në mars, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm mujor./arbresh.info/
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...