Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qenë i pari në këtë komunë që e ka marrë vaksinën anti-COVID-19, në shenjë sensibilizimi për vaksinim të të gjithëve,
“Unë i jam paraqitur thirrjes për vaksinim anti-COVID-19 për të filluar sensibilizimin. Me dëshirën time personale do t’ia lejoja një personi më të moshur për t’u vaksinuar, por këtë e bëra për shkak të nevojës që të krijojmë besim tek vaksina”, ka thënë Haziri, thuhet në njoftimin për media.
“Përpos punëtorëve shëndetësorë, besojmë shumë që së shpejti do të fillojmë vaksinimin edhe për personat mbi moshën 75 vjeçare, të cilët janë regjistruar. Unë i ftoj të gjithë që të lajmërohen për ta marrë vaksinën kundër COVID-19 në momentin që do t’i kemi dozat”, shtoi Haziri.
Haziri bëri të ditur se në ditën e 389, në Gjilan aktualisht janë 765 raste aktive, ndërkohë që 110 qytetarë janë në hospitalizim. Ai bëri të ditur se vetëm ditën e enjte, tri ekipet e shëndetësisë primare kanë bërë 95 vizita në shtëpi, duke iu dhënë shërbime personave të prekur nga ky virus.
Pas Haziri, vaksinën e mori edhe kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike, dr. Ajhane Sefiu dhe drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Lutfi Haziri./arbresh.info/
Policia me paralajmërim për shoferët: Mjegulla mund të jetë ...
Messi shkruan histori në MLS, shpallet për të dytin vit me r...
Lajm i jashtëzakonshëm për Bayernin, rikthehet Davies
FBI ndihmoi Kosovën t’i kapte gjurmët e të dyshuarve për sul...
Hamza pret Lladrovcin: PDK-ja në Drenas është e bashkuar dhe...
‘Alarm’ tek Reali para ndeshjes me Cityn: Mbappe...