Ambasadori serb në Washington dhe ish-drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi përfundimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës që sipas tij po bëhet me deklaratat se nuk dëshiron as të diskutojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Albin Kurti po bën kërdi në rajon në ditën e tij të dytë në detyrë. Duke pretenduar, në deklaratën e tij të fundit, se ai as nuk dëshiron të diskutojë mbi formimin e Asociacionit të komunave serbe – një detyrim ligjërisht obligativ i Kosovës, i nënshkruar, ratifikuar dhe i garantuar ndërkombëtarisht, Kurti ka njoftuar në fakt përfundimin e dialogut në mënyrën më të egër”.
Gjuriq thekson më tej se “me deklaratat se as nuk donte të diskutonte zbatimin e marrëveshjeve”, sipas tij Kurti “ka treguar se nuk ka respekt për përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të zgjidhur çështjet e hapura në mënyrë paqësore dhe përmes dialogut”.
“ Fjalët e tij janë një paralajmërim i qartë se qeveria në Prishtinë drejtohet nga një kundërshtar i vërtetë i pajtimit dhe nga një njeri politikat e të cilit nuk janë asgjë më pak sesa një kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal”, shkruan ai në Twitter./arbresh.info/
Gucati i quan skandaloze deklaratat e West: Kërkesa për 180 ...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Rama për Kushtetuesen, paralajmëron ndërhyrje në legjislacio...
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...