Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për Gjykatën Speciale dhe qëndrimet e saj rreth kësaj gjykate.
Ajo ka thënë se prej kur është folur për këtë gjykatë, ajo ka pasur një qëndrim të saj personal, të cilin e ka ndarë nga qëndrimi publik i PDK-së.
“Unë kam votuar kundër Gjykatës Speciale edhe kur deputetët e partisë sime kanë votuar pro. Unë kam pasur qëndrimin tim për këtë gjykatë qysh prej kur ka nisur të flitet nëpër qarqe të caktuara, por nuk është qëndrim i partisë, por i imi personal. Unë ende jam kundër kësaj Gjykate dhe kur u zgjodh Albin Kurti kryeministër, e kam pyetur se a do të japë garanci shtetërore për të gjithë ish-ushtarët që po gjykohen në Hagë, përfshirë edhe Rexhep Selimin, por askush nuk u morr me këtë temë”, ka thënë Musliu në T7.
Ajo ka thënë se nëse kryeministri Kurti do të inicionte zhbërjen e Gjykatës Speciale, ajo do ta përkrahte.
“Unë jam ende për zhbërjen e Gjykatës Speciale, ashtu sikur ka qenë kryeministri Kurti. Nëse sot VV-ja dërgon ftesë për zhbërjen e Speciales, unë tash në këto momente e ndërpres emisionin dhe nisem të votoj”, ka thënë Musliu.
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE