Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij si kryeministër të Kosovës.
“Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe të Lëvizjes BESA t’ju uroj për detyrën e re juve dhe kabinetit tuaj qeverisës.
Kosova para vetes ka shumë sfida, të brendshme e të jashtme, të cilat shpresoj dhe besoj se do t’i kaloni me dinjitet dhe përpikshmëri.
Ashtu siç jeni deklaruar gjithmonë, e siç keni vepruar si opozitar, shpresoj që tanimë edhe si kryeministër të punoni në interes të Kosovës dhe shqiptarëve”, shkruan Kasami në Facebook.
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...
Momenti kur Labi mësoi nga bashkëshortja në telefon se i ka ...
Rama: Prokurorëve u paguajmë rroga më të larta se unë dhe en...
Osmani ftohet nga Trump në Bordin e Paqes, Rama uron Kosovën
Edhe dhëndri i Trump’it Kushner në Shqipëri, shoqërohet me f...