Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka uruar të gjithë deputetët që sot dhanë betimin në seancën konstituive.
Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka shkruar se për shkaqe të kufizimeve nga pandemia, nuk ka mundur të marr pjesë sot në seancë.
Postimi i plotë:
Sot u konstitua legjislatura e tetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike të 14 shkurtit. Vendi ynë ashtu si e tërë bota po kalon krizën e rëndë të pandemisë Covid 19, andaj themelimi I shpejtë I institucioneve të reja është më se I nevojshëm. Për arsye tashmë të njohura, nga kufizimet e shkaktuara ( sidomos diteve te fundit) nga pandemia, me privoj, edhe per kunder deshires s’ime unë sot nuk munda të jem në Kuvend për të dhënë betimin dhe filluar punën, por që një gjë të tillë do ta bëj në seancën e radhës.
Ju priftë e mbara të gjithëve në sfidat që na presin!/arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...