Shqipe Mjekiqi do të jetë nënkryetarja e re e LDK-së. Vendimi për të u mor sot nga organet e partisë, teksa jashtë mbetën emra të njohur si Agim Veliu e Haki Rugova.
Mjekiqi kishte punuar në ministrinë e Punëve të Brendshme gjersa ky dikaster udhëhiqej nga Skender Hyseni i LDK-së. Ajo aty mbante pozitën e këshilltares politike.
E në 2015-tën ajo kishte deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion. Në deklarimin e saj, shihet se ajo posedon një pasuri mjaft të majme, e që shumica e saj është në pronësi të prindërve.
Në AKK ajo ka deklaruar një truall në pronësi të saj, në vlerë prej 44 mijë e 400 euro.
Po ashtu, ka deklaruar dy banesa në emër të prindit, një në vlerë 91 mijë euro teksa tjetra në vlerë mbi 37 mijë euro.
Të deklaruara i ka edhe tri lokale në emër të prindit, një në vlerë 52 mijë euro, një në vlerë 49 mijë euro dhe një tjetër në vlerë 125 mijë euro.
Ajo ka të deklaruar edhe Vikendicë në vlerë 64 mijë euro, tokë në vlerë 125 mijë euro dhe garazhë në vlerë 22 mijë euro. Të gjitha këto në emër të prindërve.
Të deklaruar e ka edhe një veturë në vlerë 5 mijë euro, në emër të prindit.
DEKLARIMI I PLOTË

Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...