Kosova radhitet e nënta në mesin e shteteve tjera, për nga numri i lëshimit të vizave përgjatë 2020, vitit të pandemisë, ndërsa Serbia radhitet e para, në mesin e tyre, ku banorëve të së cilës iu lëshuan më së shumti viza.
Rangim të tillë ka bërë të ditur Kryeshefi i Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” për Kosovë, Petrit Selimi, nëpërmjet publikimit të një grafiku. Në të tregohet se nga Beogradi për në Gjermani janë lëshuar 2,024 viza për një vit, ndërsa nga Prishtina në të njëjtin relacion 792 sosh.
”2020 ishte një vit pandemik, por Gjermania prapëseprapë dha 30K (mijë) viza për punëtorë “të kualifikuar” sipas “Aktit të ri të Imigracionit”. Serbia është e para në botë për nga numri i ekspertëve që u larguan dhe u zhvendosën në Gjermani; #Bosnja (7), #Shqipëria (10) dhe #Kosova (9) gjithashtu në top 10-she”.
Në mesin e ekspertëve të shteteve të tjera që iu janë lëshuar vizat nga Gjermania përfshijnë edhe Turqinë dhe Rusinë.

Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...