Suharekë: Arrestohet njëri prej grabitësve të pompës së derivateve

18:46 | 12 Mars 2021
A Z

Policia e Kosovës njofton se sot ka arritur të identifikojë dhe arrestojë njërin prej dy personave të dyshuar, që të maskuar dhe nën kërcënim të armës kishin grabitur 2 mijë e 500 euro në një pompë të derivateve në Suharekë.

“I dyshimti S.H i lindur në vitin 1978, është arrestuar dhe ndaj tij është ushtruar kallëzim penal për grabitje. Policia është duke punuar për identifikimin e personit të dytë në këtë rast dhe sigurisht se shumë shpejt edhe ai do të jetë para organeve të drejtësisë”, thuhet në komunikatën për shtyp të policisë.

Të ngjashme