Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj ka folur rreth zgjedhjeve për kryetar të LDK-së që pritet të mbahen më 14 mars.
Nikaj në Pressing të T7 tha se kritikat që po i bëhen Lumir Abdixhikut si kandidat për kryetar të LDK-së, janë të njëjta me ato që i janë bërë Isa Mustafës kur ishte zgjedhur kryetar i partisë.
Nikaj tha se edhe Mustafa atë kohë kritikohej se është vonë në LDK, së nuk është i inkuadruar dhe se vjen nga bota akademike.
“Nëse e shihni, shumica e kritikave për zotrin Abdixhiku janë të njëjta kritika që i janë bërë zotrit Mustafa në kohën kur ai është zgjedhur kryetar i LDK-së. Është thënë që është vonë në LDK, që nuk ka qenë aq i inkuadruar e që vjen nga bota akademike. Kjo nuk është ndonjë risi, janë kritika që janë dëgjuar më herët”, tha Nikaj.
Deri më tani kandidatuarën për kryetar të LDK-së e kanë zyrtarizuar Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku, Anton Çuni dhe Besian Mustafa.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...