Gjatë ditës së sotme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë u mbajt një takim ndërmjet akterëve kryesor në Policinë e Kosovës ku u diskutua për gjendjen e përgjithshme në trafikun rrugor dhe masat e mëtejme që duhet ndërmarr për menaxhimin sa me efikas të trafikut në vendin tonë.
Takimi u mbajt nën drejtimin e Drejtorit për Operacione në Policinë e Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor Nënkolonel Jeton Rexhepi dhe të tjerë.
Për gjatë tij u diskutua për gjendjen e trafikut rrugorë gjatë këtyre viteve dhe u kërkua për krijimin e kushteve dhe rrethanave më të mira.
“Në këtë takim u diskutua për gjendjen në trafik përgjatë viteve si dhe gjendjen aktuale, ku u vlerësua nevoja e bashkërendimit të të gjithë akterëve përfshirë edhe institucioneve tjera relevante për krijimin e kushteve dhe rrethanave më të mira për sigurinë e përgjithshme rrugore.
U potencua edhe roli dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm i mediave në përgjithësi, në funksion të prezantimit dhe ofrimit të informacioneve për publikun lidhur me aktivitetet/operacionet policore, fushatat vetëdijsuse dhe planet e programet për parandalim dhe vetëdijesim”, thekson komunikata.
Po ashtu u konfirmua se Policia e Kosovës do të vazhdoj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore përmes planifikimeve konkrete operacionale për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në vend, në mënyrë që të kemi një siguri edhe më të madhe nëpër rrugët tona.
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...
Zjarri në furrën e bukës në Rahovec, nuk ka të lënduar
Mesazh i fuqishëm i tifozëve të Real Madridit, pro Vinicius,...