Republika Çeke ka zhvendosur tërësisht misionin e saj diplomatik në Jerusalem.
Kryeministri çek Andrej Babis përuroi zyrën e re së bashku me Ministrin e Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi, gjatë ditës së sotme, shkruan Jerusalem Post.
Ai sqaroi se ambasada e Çekisë është ende e vendosur në Tel Aviv, por shpjegoi se zyra e re e hapur në Jerusalem do të jetë një degë e asaj ambasade.
“Ne tani do të kemi një mision të plotë diplomatik këtu në Jerusalem. Ky mision do të merret me shumë çështje, duke filluar nga politika dhe bashkëpunimi ekonomik te agjenda konsullore dhe tema të tjera. Ai do të ketë stafin e tij të përhershëm dhe do të punojë nën udhëheqjen e ambasadës sonë në Tel Aviv”, u shpreh kryeministri çek./Arbresh.info/
Ndërpritet numërimi i votave, rifillon nesër në ora 16:00
Modric flet për debatin Messi – Ronaldo
Nga rritja e shtesave për nënat tek heqja e masave të BE-së,...
“Prejardhja etnike, virgjiniteti, aprovimi nga familja”, çka...
Roberto Carlos i shtrirë në spital, kjo është gjendja e tij
Viti i Ri 2026 arrin në Zelandë të Re, pritet me spektakël f...