Pas vendosjes së institucioneve të reja në Prishtinë të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit pritet që të vazhdojë dialogu për normalizimi të raporteve me Beogradin. Një gjë të tillë e ka paralajmëruar emisari i BE’së, Miroslav Lajcak, pas takimeve që ka pasur me Albin Kurtin dhe Aleksander Vuçiqin.
Ajo që mbetet problematika kryesore e negociatave është zgjidhja përfundimtare. Kosova insiston në një finale me njohje reciproke, derisa zyrtarë të shtetit serb përmendin vetëm kompromisin dhe jo njohjen.
Megjithatë njohësi i zhvillimeve politike në rajon, Naim Leo Beshiri, i ka thënë Deutche Welle-s në gjuhën serbe se aktualisht qëllimi kryesor i dialogut është gjetje e një modelit sipas të cilit Beogradi do ta njohë pavarësinë e Kosovës në mënyrë implicite apo eksplicite.
Beshiri thotë se ka një kohë që Vuçiq po përpiqet që të përgatitë terrenin për një gjë të tillë përmes institucioneve që vazhdimisht e kanë kundërshtuar njohjen.
“Unë mendoj se Vuçiq është përpjekur për disa vjet që të përgatitë terrenin për atë [njohjen e Kosovës] përmes institucioneve të ndryshme që e kanë kundërshtuar deri më tani, si Kisha, ushtria ose Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve”, ka thënë Beshiri.
Megjithatë Beshiri shton se çështja e njohjes reciproke është paksa konfuze meqë Serbia nuk ka nevojë për njohjen nga Kosova derisa Kosova ka nevojë me qëllim të sigurimit të shumë njohjeve të tjera.
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...