Me mbështetjen e administratës së re të Shteteve të Bashkuara, Gjermania mendon se ofrohet një mundësi për t’u gjetur një zgjidhje dhe arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të sjell përparim në sektorin e ekonomisë.
Kështu ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas pas takimit në Berlin me homologun serb, Nikola Selakoviq, raporton tanjug.rs.
“Jemi të përfshirë në dialogun mes Serbisë e Kosovës. Bashkimi Evropian ka të dërguarin e posaçëm, i cili shpesh viziton rajonin. Me ndihmën e qeverisë së re amerikane, ofrohet mundësia të gjendet një zgjidhje e të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të sjellte përparim ekonomik”, ka thënë Maas.
Ministri gjerman është pyetur edhe për deklarimet e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në lidhje me atë që ka thënë se dialogu nuk është prioritet për qeverinë e tij të re, transmeton Telegrafi.
“Si do të ishte reagimi i Brukselit nuk mund të them. Kemi folur në të kaluarën dhe çfarëdo ndryshimi të kufijve, e shohim si gjë që nuk është në përfitim. Është një linjë që e ndjekim. Qeveria e re e Kosovës të merret intensivisht me çështjet e pazgjidhura e të hapet perspektiva evropiane për Kosovën”, ka thënë Maas.
Më tej thuhet se Gjermania “mendon seriozisht” kur bëhet fjalë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Kjo është arsyeja pse këtë verë Berlini do të presë një samit të ri si pjesë e Procesit të Berlinit gjersa Ministria e Jashtme shpreson për “praninë fizike” të pjesëmarrësve.
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...