Lëvizja Vetëvendosje në bazë të rezultateve përfundimtare ka marrë 49.96% të votave, apo 58 deputetë.
Kreu i LVV-së, Albin Kurti shprehej i bindur që do të arrijë të ketë 60 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Si rrjedhojë ai llogariste në votat e deputetit të komunitetit egjiptian, Elbert Krasniqi, si dhe deputetes së komunitetit boshnjak, Emilia Rexhepi.
“Do të jemi aty rrotull 60 deputetëve. Me siguri do ta kemi deputetin e komunitetit egjiptian Elbert Krasniqin, me siguri do ta kemi deputeten e komunitetit boshnjak, Emilia Rexhepi, do t’i kemi edhe disa të tjerë. Na nevojiten 61, do ta kalojmë numrin 61. Nuk do të kemi nevojë për kompromise me eksponentët e regjimit të vjetër sepse populli e do të renë”, deklaroi Kurti ditë më parë.
Me rezultatet aktuale, për formimin e qeverisë, do t’i duhet mbështetje edhe nga një deputetë tjetër minimalisht./arbresh.info/
Dokument| Këta janë deputetët e ri të Kuvendit të Kosovës – Arbresh.info
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...
“Ti smuhesh pa Klodin, po prish çift”, debat mes Elijonës dh...
Emilja Rexhepi paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses...