Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se do ta mbështes kandidatin Boiken Abazi për deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Ai shkruan se Boiken Abazi as nuk shitet e as nuk blihet.
“Politika nuk përparon pa u thënë e vërteta. E vërteta për Tiranën do të thuhet nga deputeti Boiken Abazi. Boikenin e njoh prej më se 15 vitesh dhe bashkëpunoj me të. Ai është i ndershëm e i qëndrueshëm, i arsimuar mirë dhe studioz, i matur dhe i guximshëm. Prandaj, do ta mbështesim Boikenin dhe do ta çojmë në Kuvendin e Shqipërisë, që ta nisim ndryshimin”, ka shkruar Kurti.
Theksojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ndërkaq rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të shpallen ditën e nesërme./arbresh.info/
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...