Në Spitalin e Pejës aktualisht duke u trajtuar janë 45 pacientë me coronavirus, prej tyre 36 pacientë janë në oksigjeno-terapi.
Në njoftim thuhet se sa i përket gjendjes së pacientëve: dy pacientë janë në respirator (CPAP), 36 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta nëntë pacient.
Nëntë operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ndërsa 289 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,037 analiza.
218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë ditës së djeshme dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Tri lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Dy lindje kanë qenë normale dhe një me prerje cezariane. Janë lindur tri foshnje, dy të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore.
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...