Në një bisedë me ambasadorin gjerman Thomas Schieba, ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviq tha se Beogradi po hyn në dialog me Prishtinën me mirëbesim dhe do të mbajë qasje të tillë në mënyrë që të gjejë zgjidhje të drejtë, të zbatueshme dhe të pranueshme nga të dy palët.
Selakoviq tha se Serbia mbetet në rrugën evropiane, se beson në bashkëpunimin me partnerët evropianë, si dhe vazhdon të punojë në zbatimin e reformave gjithëpërfshirëse.
Ai shtoi se Serbia vlerëson mbështetjen e Gjermanisë për politikën e zgjerimit të BE-së dhe rëndësinë që i kushton rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se Serbia ka pranuar metodologjinë e re dhe theksoi nevojën për mbështetjen e Gjermanisë në qasjen aktive të vendeve të tjera anëtare dhe Bashkimit Evropian.
Kur bëhet fjalë për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, Selakoviq theksoi se Serbia i afrohet dialogut me mirëbesim, dhe se “pala jonë do të mbajë një qasje të tillë në mënyrë që të gjejë një zgjidhje të drejtë, të zbatueshme dhe të pranueshme nga të dy palët”.
Ai theksoi se Gjermania është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë dhe politikë të Serbisë.
Selakoviq deklaroi se marrëdhëniet bilaterale midis Serbisë dhe Gjermanisë janë shumë të mira, gjë që, siç thotë ai, dëshmohet nga bashkëpunimi i zhvilluar në të gjitha fushat./Express/
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...