Koronavirusi shkakton telashe te Bayerni i Mynihut. Sipas “Sportschau”, pas infektimit me COVID-19 të Benjamin Pavard, e gjithë skuadra e Bayernit mund të futet në karantinë.
Departamenti shëndetësor në Bavari, po studion mundësinë e marrjes së masave për izolimin e të gjithë futbollistëve që drejtohen nga Hansi Flick.
Autoritetet shëndetësore në Gjermani kanë të drejtë të vendosin në karantinë një ndërmarrje apo shoqëri, në varësi të respektimit të rregullave të parashikuara në protokoll. Masat e nevojshme merren në bazë të rezultateve të hetimeve. Për rastin në fjalë, pra të Bayernit, hetimet vijojnë.
Bavarezët luajnë këtë të shtunë kundër Eintrachtit të Frnakfurtit, më pas i pret transferta me Lazion në Champions League. Hetimet do të zbulojnë nëse lojtari i infektuar, në këtë rast Pavard, ka patur kontakte me futbollistët e tjerë të Bayernit. Para francezit rezultoi pozitiv Thomas Muller, ndërsa më herët Goretzka dhe Javi Martinez, tashmë të shëruar.
Imazhet e festës së Botërorit të Klubeve, në të cilën Muller nuk ishte i pranishëm, tregojnë Pavardin duke puthur kupën dhe në kontakt të ngushtë me pjesën tjetër të ekipit. Vijimi i festës në dhomat e zhveshjes tregon që janë anashkaluar të gjitha masat parandaluese. Në orët në vazhdim, autoritetet shëndetësore do të vendosin nëse është rasti për të karantinuar të gjithë ekipin bavarez.

Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...