Kylian Mbappe ka shkëlqyer në “Camp Nou” të martën, duke shënuar het-trik, ndërsa spekulime rreth të ardhmes së tij vazhdojnë të jenë të mëdha.
Trajneri i Paris Saint-Germain Mauricio Pochettino, është i bindur se e ardhmja e sulmuesit do të jetë e çartë së shpejti.
“PSG mund t’i japë Mbappe të gjitha mjetet që i duhen për të qenë i lumtur”.
“Unë mendoj se do të sqarohet së shpejti”, ka thënë Pochettino për Radios Catalunya Tot Costa.
Një tjetër lojtar, e ardhmja e të cilit është në ajër është Lionel Messi, i cili mund të bëjë kalimin nga Barcelona në “Parc des Princes” këtë verë.
“Ne vetëm u përshëndetëm dhe i thamë lamtumirë njëri-tjetrit”.
“Ne nuk folëm për të ardhmen e tij”, deklaroi Pochettino. /Telegrafi/
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje
Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, shtatë të lëndu...