Shtëpia e Bardhë ka pezulluar nga puna një zëdhënës, pasi dyshohet se ka kërcënuar një gazetare që i kishte bërë pyetje në lidhje me jetën e tij private.
TJ Ducklo thuhet se kërcënoi gazetaren e Politico-s, Tara Palmeri, e cila po hetonte marrëdhënien e tij me një gazetare tjetër, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info
Sekretari i shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Jen Pskai, tha të premten se Ducklo i ka kërkuar falje gazetares Palmeri.
Disa vëzhgues e kanë kritikuar presidentin amerikan Joe Biden, pasi nuk ndërmori veprime më të rënda. Ai më parë kishte potencuar se do ta pushonte “në vend” këdo që flet me mos-respekt ndaj kolegëve.
Pezullimi i Ducklos, njëherësh zëvendës-sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë, erdhi pasi revista Vanity Fair raportoi mbi kërcënimet e tij të pretenduara ndaj gazetares Palmeri.
Kujtojmë se, gazetarja e Politico-s kishte hetuar marrëdhënien e Ducklo me Alexi McCammond, një gazetare e Axios, e cila kishte mbuluar fushatën zgjedhore të Biden. / arbresh.info/
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...