Një nëntë vjeçare nga Teksasi ka vdekur papritmas në gjumë, tri ditë pasi u rezultoi pozitive në testin për Covid-19.
Sipas raportit të “Today” Makenzie Gongora ishte ankuar se kishte pasur dhimbje koke dhe dhimbje stomaku më 29 janar, shkruan independent, transmeton arbresh.info
Halla e saj ka thënë se ajo ishte dërguar në spital nga nëna e saj për tu testuar për koronavirus.
Përderisa testi për grip doli negativ, testi për koronavirus i kishte rezultuar asaj pozitiv.
Po ashtu familjarja e saj kishte deklaruar se nëntë vjeçarja ishte në gjendje të mirë shëndetësore, nuk kishte probleme me frymarrjen apo ndonjë gjë tjetër madhore.
Ndërsa nga familja e saj thonë se janë duke pritur ende informacione mbi shkaqet që quan deri në vdekjen ë nëntë vjeçares.
Trupi i saj është dërguar në Dallas për ekzaminim./arbresh.info/
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...