Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, thotë se kur dolën ish-të burgosurit politik nga LDK, ata shkuan tek Rexhep Qosja dhe formuan një parti.
“Ishte ai që njihet si Kuvendi i Dorës. Më duket viti 98. Dolën të gjithë të burgosurit politikë dhe mu përmend emri edhe mua nuk e di pse. Kur mu përmend emri mua Hidajet Hyseni e lëshoi mbledhjen. Kishte shumë zhvillime në atë kohë dhe shqiptarët ishin mbledhur rreth një interesi kombëtar e pikënisje ishte Tirana. Nuk kërkohej atë kohë Republika por synim ishte bashkimi kombëtar. Kuptohet në këto rrugë u ndërtuan politikat tona. Ishte zona e Kosovës, e Maqedonisë dhe e Camerisë si zona me interes kombëtar përtej kufijve. Por këto ndryshuan pas Marrëveshjes së Rambujes kur morëm një rrugë tjetër. Në luftë UÇK-ja nuk shkoi për Republikë të Kosovës, por për bashkim kombëtar ”, tha ai në T7.
Tutje ai ka folur edhe për figurat politike më të njohurat të kohës. Ai foli për marrëdhëniet e ish-presidentit Ibrahim Rugova me Rexhep Qosjen dhe Adem Demaçin.
“Rugova e ka dashtë edhe Demaçin edhe Qosjen. Rugova ishte ai që ka thënë se Republika e Kosovës do të ishte kompromis pasi bashkimi kombëtar nuk do të ishte i mundur. Kuptohet e drejta ndërkombëtare nuk donte kufij të rinj pas ndarjes së Jugosllavisë. Të burgosurit politikë iu bashkuan partisë së Qosjes. Qosja gjithmonë e kërkoi bashkimin kombëtar, nuk donte Republikë”, shtoi ai./arbresh.info/
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...