Thomas Tuchel e ka pranuar se titulli në Premierligë mund të jetë i paarritshëm për Chelsea, por këmbëngul se pa mjaftueshëm në barazimin me Wolves për të besuar se skuadra e ka themelin për të fituar tituj në të ardhmen.
Tuchel debutoi si trajner i Chelseat të mërkurën, 24 orë pasi u emërua si pasardhës i Frank Lampardit.
Kjo nënkupton se trajneri gjerman ishte në gjendje ta kryente vetëm një seancë stërvitore me skuadrën e vet të re, para ndeshjes kundër Wolves.
Chelsea dështoi të shënonte gol pavarësisht mbizotërimin të madh kundër vizitorëve në Stamford Bridge.
Megjithëkëtë, Tuchel ishte i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij dhe tha se Chelsea i ka mjetet për të luftuar për tituj në Angli dhe në Evropë.
“Po (jam i zhgënjyer që nuk fituam). E meritonim fitoren për përpjekjet që i bënë djemtë. Por fola në zhveshtore dhe u thashë të gjithëve se nuk ka vend për zhgënjim”, tha Tuchel.
“Jam i lumtur me paraqitjen. Ishim të vendosur mirë se nuk lejuam rrezik nga kundërsulmet edhe pse luajtëm ndaj njërit prej ekipeve më të rrezikshme. Ishim shumë të organizuar dhe të guximshëm”.
Ai shtoi: “Titulli është i pakapshëm, të jem i sinqertë. Kur bëhesh trajner i Chelseat, pritet të luftosh për tituj; Premierligë, Ligën e Kampionëve dhe të gjitha kupat. Kjo është e qartë”./Gazeta Express/
Rodrygo ka luajtur me këputje të pjesshme të ACL-së që nga v...
MEPJ apel shtetasve shqiptarë në Iran: Kontaktoni Ambasadën ...
SHBA-ja konfirmon fundosjen e anijes iraniane, thotë se Tehe...
Vetëvendosje thërret konferencë për media në orën 19:35
Haxhiu: Kosova ka emra që mund të propozohen për President
PDK reagon pasi LVV e propozoi Konjufcën për president: Shum...