Tash e dy orë pas rifillimit të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur të hedh në votim pikën e rendit të ditës që parasheh certifikimin e kandidatëve të subjekteve politike.
Janë anëtarët e KQZ-së që po shprehin mospajtime lidhur me mënyrën e votimit: veç e veç për secilin subjekt, apo për të gjitha subjektet të përfshira në një pako, raporton portali arbresh.info
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka hedhur në votim procedurën e votimit. Për kalimin e listave në pako kanë qenë vetëm pesë vota “për” dhe gjashtë abstenime, derisa për kalimin e secilës listë veç e veç kanë qenë gjashtë vota “për”.
Por një votim të tillë e ka kundërshtuar përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë që rekomandimi i zyrës për certifikim të hidhet ashtu siç është.
Kjo çështje ka bllokuar punën e kësaj mbledhje.
Seanca maratonike për votimin e certifikimin e kandidatëve për deputetë të Kosovës po vazhdon ende./arbresh.info/
BE-ja ashpërson ligjet e azilit
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e S...
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë