Po vazhdon ende përplasja në mbledhjen e Këshillit Qendror të Zgjedhjeve.
Problem në këtë mbledhje po vazhdon të mbetet votimi i listave të kandidatëve në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton portali arbresh.info
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se rekomandimi i zyrës për certifikim të partive politike dhe kandidatëve do të vendoset në votim, megjithatë ajo ka thënë se do të votojnë për secilën parti veç e veç.
Sipas saj KQZ-ja asnjëherë nuk ka votuar në paketë.
“Do të votojmë për secilën listë veç e veç. Rekomandimin e kemi dhe do të votojmë për secilën parti”, ka thënë Daka.
Një gjë e tillë po kundërshtohet nga dy përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alim Rama.Kurteshi madje ka drejtuar akuza për përfaqësuesin e LDK’së për presion tek zyra për certifikim./arbresh.info/

Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...