Fituesi i çmimit vjetor “Anton Çetta” në fushën e trashëgimisë kulturore e shpirtërore është Frok Kristaj.
I pranishëm në këtë ceremoni të organizuar nga Ministria e Kulturës për ndarjen e këtij çmimi ishte dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.
“Ju përgëzoj për punën që kemi arritur deri në këtë pikë për emrin e një personi që gëzon respektin e secilit shqiptar. Kultura është pasuruar shumë sidomos në kohë pandemie ku edhe muajin nëntor ne e kemi shpallur si muaji i Anton Çettës”, tha Hoti.
Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi , tha se ky çmim është vlerësim i lartë që i bëhet punës së Anton Çettës.
Po ashtu ajo u shpreh se Çetta i kontribuoi zhdukjes së hasmërisë, shkruan arbresh.info
”Pajtimi i gjaqeve i kontribuoi zhdukjes së hasmërisë. Për jurinë nuk ka qenë e lehtë për shkak të peshës që mbart ky çmim. Ky çmim është vlerësim i lartë që i bëhet punës së tij. E vlerësoj mbështetjen e kryeministrit Hoti për themelimin e këtij çmimi”, tha ajo.
Ndërsa fitues i këtij çmimi vjetor Antton Çeta, falënderoi jurinë për dhënien e çmimit.
“Ju falënderoj për këtë nderim që ma keni bërë mu e familjen Çeta. Atë e kam pasur mik të familjes e të shtëpisë dhe ky çmim nuk më është dhënë pse e kam pasur mik të shtëpisë, por për diçka tjetër”, tha Kristaj./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...