Prishtina ka pësuar humbje nga Barcelona në kuadër të 1/16 të Ligës së Kampionëve në futsall.
Ndeshja u mbyll me rezultat 9-2, ku u vërejt kualiteti më i madh i Barcelonës, që janë kampion aktual në Ligën e Kampionëve në futsall.
Pjesa e parë në “Palau Blaugrana”, u mbyll me rezultat 5 -1.
“Katalunasit” nga fillimi e kanë pasur iniciativën në këtë ndeshje dhe arritën edhe të shënonin golat.
Dyego, Esquerdinha, Shiraishi, Joselito dhe Rodrigues i shënuan golat për Barcelonën.
Ndërsa golin e vetëm për kryeqytetasit e ka shënuar Mërgim Dervishaj, pas një aksioni të mirë.
Në pjesën e dytë, u pa e njëjta lojë me Barcelonën që ishte më e mirë.
Vlen të cekët që Prishtina me Orhan Ibishin shënoi një gol të bukur për rezultatin 6-2.
Në fund ndeshja u mbyll me rezultat 9-2, duke bërë që Prishtina t’i thotë lamtumirë garave evropiane.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...