Profesori i arkitekturës, Arion Thaqi, është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, këtë e bëri të ditur Albin Kurti, kryetar i këtij subjekti politik.
Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se Thaqi do të jetë në listën e kandidatëve për deputet të LVV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Arbresh.info.
“Arion Thaqi është i lindur në Prishtinë në vitin 1982, dhe, ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Më pas vijoi studimet në Romë të Italisë në Sapienza Universita Di Roma duke specializuar në degën planifikim, menaxhim e projektim të objekteve spitalore dhe shëndetësore. Që nga viti 2007, Aroni punon si arkitekt në projekte e bashkëpunime me kompani të ndryshme”.
“Arioni është kryetar i demokristianëve të rinj të Kosovës. U takuam bashkë edhe me kryetarin e subjektit, Dr. Ukë Berisha. Arion Thaqi do të jetë në listën garuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputet të ardhshëm në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...