Kompanitë ajrore që do të përdorin aeroportin e Rinasit, duke filluar nga data 1 janar, e këtij viti do të paguajnë rreth 8 euro, më shumë se vitin e kaluar.
Lajmi bëhet i ditur nga Eurocontrol, organizata që i është besuar faturimi dhe mbledhja e tarifave të terminalit për llogari të Albcontrol.
Sipas të dhënave në vitin 2020, tarifa që aplikohej ishte 227.48 euro, për avion ndërsa tashmë ajo ka arritur në vlerën e 235.67 eurove.
Madje, në njoftim sanksionohet se për pagesat e vonuara do të aplikohet dhe një interes prej 9.67%.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, është aktualisht i vetmi që mund të arkëtojë tarifa në vendin tonë.
Vetëm një muaj më parë të drejtat koncesionare kaluan nga “Real Fortress Private Limited”, në pronësi të grupit kinez të shërbimeve financiare “China Everbright” tek Kastrati Group.
Sipas kontratës së nënshkruar Kastrati, do të paguajë gjithsej 71 milionë euro, përmes dy pagesave.
Listës së aeroporteve pritet t’i shtohet ai i Kukësit, i cili është në proces ndërtimi dhe ai i Vlorës që ndodhet ende në fazën e prokurimit.
Para disa kohësh qeveria shqiptare u përfshi në bisedime për ndryshimin e pikës që i jepte të drejtën ekskluzive mbi aeroportet kompanisë që zotëronte Rinasin.
Dhe menjëherë pasi u krijua mundësia për hapjen e pistët në Kukës koncesioni i Rinasit mori në shkëmbim zgjatjen e kontratës deri në vitin 2027.
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...
Reagon LDK: AGK nuk është subjekt politik dhe nuk i takon të...