Gjatë intervistës për “Tempora”, ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj komentoi ndërhyrjen e kryeministrin shqiptar Edi Rama për të bërë ndërmjetësin mes Turqisë dhe Greqisë.
Sipas Haradinajt, në vend që të zgjidhë problemet mes Ankarasë dhe Athinës zyrtare, kryeministri Edi Rama mund të punojë për njohje të reja për Kosovën, duke nënvizuar faktin se Greqia ende nuk e ka njohur pavarësinë e saj.
Ramush Haradinaj: “E di diskutimin që ka Shqipëria me Greqinë për kufijtë në det.
Ne kemi interes për të avancuar për njohjen me Athinën zyrtare, prandaj në këtë rast më mirë Rama të ndihmonte Kosovën për njohje sesa të interesohet të zgjidhë çështje të tjera më larg. Ndërsa falenderojmë Ankaranë për njohjen dhe përkrahjen e deritanishme”./botasot/
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës