Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, menjëherë pas formimit të Qendrës Operative Emergjente, ka dal në teren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga të reshurat e shiut.
Lladrovci, u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë bashkëpunues dhe të kenë mirëkuptim, për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga vërshimet.
“Deri më tani janë evakuuar 6 familje dhe janë vendosur në hotelet e qytetit, ndërsa ekipet emergjente, FSK-ja, Policia dhe akterë të tjerë, që nga orët e hershme të mëngjesit janë në terren për t’i ndihmuar qytetarët. Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha në ekonomi familjare, biznese e kultura bujqësore”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
KQZ: Partitë të tregojnë deri më 7 maj për (mos) pjesëmarrje...
Kosova ndjek SHBA-në në Gazë
Engjëllusha Salihu paralajmëron projektin e ri “Pritja e ëmb...
Kapet “dileri” në Muriqan, pritet ekstradimi i tij në Kosovë
Mediumi spanjoll zbulon prapaskenat: Zinedine Zidane e refuz...
Haxhiu: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë