Skuadra e Liverpoolit ka arritur që të sigurojë kualifikimin për në raundin e katërt në Kupën FA.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mposhti Aston Villan, skuadër e cila në këtë ndeshje u paraqit me futbollistë nga grupmosha U23, pas rasteve pozitive me koronavirus të paraqitura në skuadrën e parë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Villa-Park’ ka përfunduar me rezultatin 1-4. Sadio Mane shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa nga një shënuan edhe Georgino Wijnaldum e Mohamed Salah.
Në këtë ndeshje u paraqit edhe futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 61-të dhe ishte asistues te dy golat e fundit të kampionit anglez.
Reprezentuesi zviceran u vlerësua me notën 7.7, sipas notave të publikuara nga ‘Whoscored’./Arbresh.info/
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...