Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri edhe një herë u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e IKSHPK’së për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai i është gëzuar lajmit që komuna ka kaluar në zonën e gjelbër, por bën thirrje për mbajtje të maskave dhe ruajte të disatancës.
“Lajmi i mirë është që nga sot Gjilani kalon në shkallën e gjelbër të emergjencave civile kundër pandemisë #COVID19. Gjatë ditës i kemi 18 të infektuar me virus dhe 11 të shëruar.
Gjendja e përgjithshme është si vijon: nga 8131 mostra, 3157 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 2960 janë shëruar, 96 e kanë humbur betejën me virusin, 90 raste janë aktive, 20 në hospitalizim dhe 91 mostra në pritje.
Ju lutem, respektoni masat e rekomanduara nga profesionistët. Me masa mbrojtëse, maske dhe distancë, ruhemi bashkë. Për #Gjilanin pa #COVID19!”, shkroi Haziri në Facebook./Arbresh.info/
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...