Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, mban shpresa se skuadra e tij do të jetë në gjendje të luftojë për titull në La Liga këtë sezon me ndihmën e fatit.
Barça e mundi 1:0 Huescan të dielën në udhëtim, falë një goli nga Frenkie de Jong, i cili u asistua nga Lionel Messi, transmeton Gazeta Express.
Por prapëseprapë, katalonasit ngelin 10 pikë prapa liderit Atletico Madrid në renditjen e La Ligës.
Koeman, megjithatë, beson se Barça e tij mund të luftojë për titull nëse bën mirë në ndeshjet e këtij muaji.
“Ky muaj është shumë i rëndësishëm për aspiratat tona, sepse ne kemi shumë ndeshje jashtë fushës sonë dhe, nëse i fitojmë ato, atëherë mund të luftojmë”, tha Koeman në lidhje me shanset e Barçës për titull.
“E kemi parë këtë fundjavë se nuk është e lehtë të fitosh jashtë fushës tënde. Nëse një ekip mbi ne humb, atëherë mund t’i afrohemi kreut, por varet edhe nga ne”, shtoi ai.
Parashikimi i horoskopit, çfarë kanë rezervuar yjet për shen...
Tensione me Iranin, SHBA dislokon aeroplanë luftarakë në Por...
Moti sot i ftohtë në Kosovë
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash