Në lokalin “Princesha Palace”, në magjistralen Prishtinë- Ferizaj po argëtoheshin klientë të shumtë me muzikë tallava.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.
Të njëjtit kanë gjobitur mbi 100-150 persona, duke përfshirë edhe pronarin e lokalit me një gjobë e cila mendohet të jetë rreth 2 mijë euro.
Po, ashtu arbresh.info mëson se në këtë lokacion janë 45 Policë dhe Inspektorat, në këtë lokacion kanë qenë mbi 100-150 persona, ku secilit është duke ju shqiptuar fletëparaqitje.
Lidhur me rastin në fjalë, detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.
“Drejtoria Rajonale e Policisë -Prishtinë perveç përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave anti COVID. Në kontekstin e kësaj policia dhe inspektorët kompetent, kanë pasë informatë për tubimin në lokalin që ju keni përmendur në shkrimin tuaj , dhe që nga ora 20:00 pas vëzhgimit dhe verifikimit të informatës ndodhen në atë lokacion ku përveç pronarit janë duke shqiptuar edhe gjoba për pjesëmarrësit e tjerë që besohet të jenë mbi 100 persona”, ka deklaruar Flora Ahmeti, nga policia e Kosovës.

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”