Mariah Carey edhe në film

14:32 | 10 Nëntor 2015
Arbresh.info

Mariah Carey më nuk do të jetë vetëm këngëtare. Ylli i muzikës dëshiron që ta sprovoj vetën edhe në film. Siç merret vesh, diva 45 vjeçare hapin e parë do ta bëjë në ‘’Batman Movie Lego’’.
Thuhet se këngëtarja është në bisedime me krijuesit e filmit në fjalë, xhirimet e të cilit pritet të fillojnë së shpejti.
Carey, së fundi ka pasur shumë probleme në jetën private. Ajo deshi të martohej, por duket se lidhja me miliarderin australian, tashmë ka pësuar krisje.

Shpërndaje në rrjete sociale