Katër shtëpi janë djegur mbrëmë në qytetet e ndryshme të Kosovës.
Sipas Policisë, në Gjakovë, një person ka informuar se në rrethana të pa njohura një aneks i shtëpisë është përfshirë në zjarr.
Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.
Rasti është duke u hetuar.
Në Prishtinë, një person ka raportuar deri sa ka qenë me familje, në rrethana ende të panjohura kulmi i shtëpisë së tij kishte marrë flakë.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, si dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët e kanë shuar zjarrin.
Rasti mbetet nën hetime.
Kurse, në Mitrovicë, është raportuar se në fshatin e tij, një shtëpi është përfshirë nga zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, njësiti i KEDS-it dhe njësiti i zjarrfikësve.
Shtëpia e përfshirë ishte e vjetër dhe nuk ka qenë askush në atë kohë në shtëpi.
Rasti nën hetime.
E në Gjilan, është raportuar se një shtëpi kapluar nga zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.
Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa të lënduar në njerëz nuk ka.
Rasti është duke u hetuar.
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”