Edhe një dështim i Tottenhamit të Mourinhos

22:32 | 27 Dhjetor 2020
A Z

Tottenham Hotspur ka dështuar të fitojë sonte në Molineux Stadium të Wolverhamptonit ku ka barazuar me rezultat 1-1. Kjo është ndeshja e katër e Spurs që nuk ka fitore në Premier Ligë

Tottenham Hotspur nuk po dinë të këndellet që nga humbja kundër Liverpool para katër xhirove.

Skuadra e Mourinhos ka 2 humbje dhe dy barazime në katër ndeshjet e fundit përfshi edhe ndeshjen e fundit kundër Wolverhampton sonte në të cilën ata barazuan me rezultat 1-1.

Spurs e filuan mirë ndeshjen dhe erdhën të goli që në minutën e 1-rë të ndeshjes ku Ndomble shënoi një gol të bukur.

Por, pas këtij goli skuadra e Mourinhos nuk bëri asgjë.

Skuadra e Wolves fillojë të luante më mirë dhe disa herë ka mundur të barazonte rezultatin në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë vendasit vazhduan ta kërkojnë golin dhe e gjetën atë në minutën e 86-të dhe ai gol erdhi pas një ndërprerje ku për vendasit shënoi Romain Saiss.

Kjo bëri që ndeshja të përfundojë barazim 1-1 edhe pse ndeshja u shtye për më shumë se shtatë minuta.

Tottenham tani ka 26 pikë dhe është në vendin e 5 derisa Wolves ka 21 pikë dhe është në vendin e 11. /GazetaExpress/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme